Lajme

Qeveria e Serbisë i gjen punë ministrit të shkarkuar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 18 November 2020

Me vendim të Qeverisë serbe Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës dhe anëtari i tashëm i Komisionit Qendror Zgjedhor, Nenad Rikallo, është emëruar ushtrues i detyrës së ndihmësit të drejtorit në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së mërkurë nga Kossev.

Sipas njoftimit, Raikallo do të ushtrojë funksionin në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural.

-Advertisement-

Pasi ishte shkarkuar nga pozita e ministrit në Kosovë, Rikallo kishte punuar në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë që nga marsi i vitit të kaluar, si sekretar shtetëror./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera