Qeveria e Serbisë është dyfytyrëshe ndaj Kosovës, thotë Velikiq
Autori: Gazeta inFokus
07:14 | 21 May 2018
Sikur shkrimtari serb Dragan Velikiq të jetonte në Kosovë, thotë se gjëja e parë që do të bënte do të ishte ta mësonte shqipen. Dhe përmend shumë arsye për këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njëri prej emrave më të shquar të letërsisë së sotme serbe – autor i dhjetë romaneve, pesë përmbledhjeve me ese, fitues i dyfishtë i NIN-it, njëri prej çmimeve më të rëndësishme në rajon, për “Dritaren ruse” më 2007 dhe për “Islednik” (Hetuesi) më 2013 – thotë se shoqëria serbe është e shkatërruar, se politikës nuk i intereson që populli të mendojë me kokë të vete.
Velikiq, librat e të cilit janë botuar deri në 50 mijë kopje e përkthyer në 16 gjuhë të botës, përderisa për lexuesin shqiptar deri tash njihet vetëm nëpërmjet “Dritares ruse” botuar më 2008 nga Botimet KOHA, ka qenë mysafir i festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”, edicioni i tetë i të cilit përfundoi të dielën në Prishtinë e që për moto ka pasur “Republikën e Lirë të Letërsisë”.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, pos për kulturën e letërsinë, ai flet për politikën, për çështjen e njohjes së Kosovës, por nacionalizmin dhe nacionalistët që i përdor Qeveria e tanishme serbe. Ish-ambasadori i Serbisë në Vjenë, prej qershorit të vitit 2005 deri nëntor të 2009-s, kujton edhe ditën kur u shpall pavarësia e Kosovës, njohja e së cilës nga Serbia sipas tij “është çështje kohe”.
“E tash si ta bëjnë këtë e të mbesin në pushtet, ky nuk është problemi im”, thotë Velikiq, i lindur më 1953 e i rritur në Pula të Kroacisë. Ata që thonë se “Kosova është Serbi”, shkrimtari i cili iku nga vendi i tij më 24 mars të vitit 1999, kur nisën bombardimet e NATO-s për t’u vendosur në Budapest e më pas edhe në Vjenë deri më 2005, thotë se janë dyfytyrësh. Tash jeton si shkrimtar i lirë në kryeqytetin serb, prej të cilit vend thotë se po ikin gjithnjë e më shumë njerëz që s’mund të gjëllijnë midis atyre që nuk përballen me realitetin.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































