Lajme

Qeveria e re pa flamurin e UÇK-së

Autori: H. Smajli 14:21 | 04 June 2020

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili para disa javësh ishte vendosur në oborrin e qeverisë, sot nuk gjendet në vendin që ishte.

Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta inFokus shihet se flamuri i UÇK-së është larguar nga oborri i qeverisë.

Nuk dihet se kush e ka larguar apo pse është larguar, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kujtojmë se ditë më parë ky flamur ishte vendosur në oborrin e qeverisë pas deklaratave të ish këshilltarit të Ish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashit i cili akuzoi UCK-në për krime lufte.

Për këtë deklaratë pati reagime të shumta e madje ky flamur i UÇK-së u vendos nga një qytetar në oborrin e qeverisë.

Flamuri i cili dje gjendej në vendin ku ishte vendosur, sot nuk gjendet më aty./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera