Qeveria e re maqedonase, vazhdon debati në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 31 May 2017
Kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës së martë debatet në seancën e Parlamentit maqedonas, ku Zoran Zaev paraqiti emrat e kabinetit të tij dhe programin qeverisës.
I fundit në foltore u ngjit deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, i cili tha se nuk do t’i falë ngjarjet e 27 prillit, duke akuzuar edhe kolegët e tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së se qëndrojnë pas dhunës. Pas fjalimit të tij, kryetari Talat Xhaferi ftoi të gjithë deputetët të mblidhen të mërkurën në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare.
Votimi me shumë gjasë do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes. Kundërshtitë e mëdha ndaj listës së ministrave të Zaevit erdhën nga deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe BESËS. Ata i përshkruan personat e përzgjedhur si njerëz pa kapacitet reformues e të përfshirë në afera korruptive dhe hetime.
BDI-ja kritikoi VMRO-DPMNE-në për shumë vendime të saj në dëm të qytetarëve, por kjo e fundit i konsideroi të paqarta kritikat e partnerit të deritanishëm me të cilin ka ndarë pushtetin.
Të mërkurën është edhe afati i fundit për zgjedhjen e qeverisë. Partitë përbërëse të kabinetit numërojnë 62 deputetë në Kuvend, ndërsa ekzekutivi mund të zgjidhet me të paktën 61 vota pro. / Top Channel
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...