Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të votohet të shtunën, kjo është përbërja
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 11 January 2022
Kandidati për kryeministër, Dimitar Kovaçevski dorëzoi në Kuvend përbërjen dhe programin qeveritar.
Prioritetet programore sipas tij janë tejkalimi i krizave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve.
“Prioritet kryesor është menaxhimi me krizën energjetike në shtet, krizë evropiane e cila ndjehet edhe te ne. Prioritet i dytë është ngritja e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive, përfshi rritjen ekonomike. Prioritet i tretë është përmbushja e qëllimeve infrastrukturore, projekte të cilat janë siguruar me buxhetin e vitit 2022”, tha sot kandidati për kryeministër, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski theksoi se hapja e negociatave me BE-në dhe anëtarësimi i plotë mbeten alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut. Mbetjen e disa kuadrove në kabinetin e ardhshëm qeveritar, Kovaçevski e arsyeton me arritjen e rezultateve politike në dikastere të caktuara.
“Mbi bazën e analizave duket rritje e performancave në ministritë me të cilat udhëheqin, kanë rritur standardin e punës dhe kanë realizuar pjesën operative dhe pjesën e investimeve kapitale në nivel të lartë bazuar në programin e Qeverisë”, u shpreh Kovaçevski.
Debati mbi programin e Qeverisë dhe formatin e saj kadrovik do të zhvillohet në fundjavë. Të shtunën do të thirret seanca, ndërsa të dielën para mesnate duhet hedhur në votim. Kabineti i ardhshëm qeveritar do të numërojë 21 pozicione, nga të cilat tre zëvendëskryeministra, 17 ministra, në mesin e tyre një ministër pa resorë.
Kryeministër Dimitar Kovaçevski
Zëvendëskryeministre për Luftë kundër Korrupsionit Sllavica Gërkovska
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq
Ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski
Ministër i Punëve të Jashtëm Bujar Osmani
Ministre e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska
Ministër i Financave Fatmir Besimi
Ministër i Drejtësisë Nikolla Tupançevski
Ministër i Sistemit Politik Artan Grubi (zëvendëskryeministër)
Ministre e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska
Ministër i Shëndetësisë Bekim Sali
Ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski
Ministre e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski
Ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi
Ministër i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri
Ministër i Ekologjisë Naser Nuredini
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Haliti
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski
Ministër pa resor-përgjegjës për Diasporën Xhemail Çupi
Të hënën bëhet pranim-dorëzimi i detyrave. Qeveria e ardhshme do të numërojë shumicë prej 64 deputetëve, si koalicion mes LSDM-së dhe partnerëve parazgjedhor, BDI, Alternativa dhe PDSH./Alsat/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...