Lajme

Qeveria e Malit të Zi komenton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviq

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 16 February 2018

Qeveria e Malit të Zi ka uruar presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe Kryeparlajmentarin, Kadri Veseli, me rastin e arritjes së marrëveshjes për Demarkacionin.

Në një postim të publikuar në Twitter, thuhet që Qeveria e Malit të Zi uron miqtë dhe partnerët e tyre në Kosovë si dhe qytetarët e vendit, për arritjen e marrëveshjes për Demarkacionin.

-Advertisement-

“Urime për miqtë tanë Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin si dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Kemi bërë një punë të shkëlqyer në interes të qytetarëve të vendeve tona”, thuhet në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera