Lajme

Qeveria e Kosovës taksë të re për bllokat nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 08 October 2021

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë që sot i kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.

“Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.

Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 eurosh centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 euro për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”, tha ajo.

-Advertisement-

Hajdari në një konferencë për media ka thënë që të dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës me ligjin për masat antidamping.

“Vendimeve u kanë paraprirë hetimet e ndara dhe analizat e mirëfillta të departamentit të tregtisë i cili ka vepruar sipas kërkesave të prodhuesit vendor.

Fillimi i hetimeve është mbështetur veçanërisht në propozimin e komisionit për vlerësimin e detyrimeve të veçanta në importe. Hetimet kanë konfirmuar se produktet në fjalë shiten me çmim më të ulët në tregun e Republikës së

Kosovë sesa më tregun e brendshëm të Serbisë si vend i origjinës”.

Hajdari pati shfuqizuar muaj më parë masën anti dumping për bllokat duke arsyetuar se taksa është hequr për shkak se e njëjta ka pasur validitet si masë për pesë vite, teksa është vendosur më 2016, duke u shfuqizuar sipas saj automatikisht.

Ajo pati paralajmëruar një hetim dhe nëse konfirmohet se po vazhdohet çmimi damping në tregun e Kosovës, masa në fjalë do të vendoset sërish./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera