Lajme

Qeveria e Kosovës: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ‘planifikohet’ të zhvillohet më 14 shtator

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 02 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do ta zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE planifikohet të zhvillohet më 14 shtator”, u shpreh Kryeziu.

-Advertisement-

Ai theksoi se agjenda e plotë e takimit do të zbulohet në ditët në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera