Lajme

Qeveria e Kosovës shfuqizon një vendim të vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 18 April 2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike mbajtur të martën mbrëma, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës që kompaninë “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C” ta shpallë investitorë strategjik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera