Lajme

Qeveria e Kosovës sërish me sanksione për Rusinë, ky është vendimi

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 16 May 2022

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryeministrit Albin Kurt, përmendi ShBA-të dhe Bashkimin Evropian të cilat kanë miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë.

Një nga sanksionet që përmendi zëvendësi i Kurtit është edhe ngrirja e aseteve ndaj disa individëve dhe korporatave ruse.

-Advertisement-

Sanksionet u miratuan nga kabineti qeveritar.

Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera