Lajme

Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste ISIL dhe Al-Kaeda

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 16 May 2022

Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione dy grupeve të shpallura terroriste nga Bashkimi Evropian, ISIL dhe AL-Kaeda.

Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sanksionet ndaj dy grupeve të shpallura terroriste, të cilat veprojnë në Afganistan dhe rajon, përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të dy organizatave dhe individëve të tyre në Kosovë.

-Advertisement-

“Këshilli i BE-së më datë 21 shkurt vendosi t’i shtojë sanksionet e BE-së për dy grupe të ndërlidhura me ISIL dhe Al-Qaeda, që veprojnë në Afganistan. Individët dhe personat e sanksionuar janë të përfshirë në planifikime terroriste në Afganistan dhe rajon”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera