Lajme

Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën e saj me flamurin e Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 08 February 2023

Dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. “Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, ishte ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka i cili ka shprehur solidaritetin e tij ndaj popullit turk në mbledhjen e sotme të Qeverisë pas tërmetit të rëndë në Turqi. Ndër të tjera, Damka ka kërkuar edhe ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë me flamurin turk dhe miratimin e një shumë solidare për ndihmë ndaj popullit turk.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera