Lajme

Qeveria e Kosovës mbështet hetimet për rrëzimin e aeroplanit MH17

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 01 June 2018

Qeveria e Kosovës i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, ka mbështetur hetimin në lidhje me gjetjet e Ekipit të Përbashkët të Hetimit për rrëzimin e aeroplanit MH17.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për gjetjet e hetimit të pavarur, të paanshëm dhe profesional, të cilat u publikuan më 24 maj 2018, për rrëzimin e aeroplanit MH17, më 17 korrik 2014.

Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera