Qeveria e bën obligative vërtetimin e vaksinimit në qendrat tregtare
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 12 September 2021
Në mesin e vendimeve të reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, Qeveria e Kosovës e ka bërë obligative për klientët dhe stafin e qendrave tregtare të posedojnë vërtetim të vaksinimit ose testit negativ. Një vendim i njëjtë është marrë edhe për “Call Center”.
“Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt”, thuhet në vendimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Express.
Rrjedhimisht, qytetarët që ia mësyjnë qendrave tregtare dhe qendrave të thirrjeve duhet të kenë me vete njërën nga dokumentet në vijim: certifikatën e vaksinimit të marrjes së një doze të plotë, ose vetëm të parën; testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë; test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë dhe dëshmi se dikush ka kaluar koronavirusin.
“Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4”, thuhet tutje në kategorinë e qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomik.
Përgjatë ditës, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. Vitia përmes një konference për media tha se këto masa mund të ndryshojnë edhe gjatë kohës sa janë në fuqi, varësisht nga situata në terren.
“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021 “, ka njoftuar ai.
Tutje drejtuesi i dikasterit të Shëndetësisë bëri me dije se nuk do të hiqet ora policore dhe se kufizimi i qytetarëve do të vazhdojë nga ora 22 deri në ora 5.
“Studentët për regjistrim në konvikt duhet të paraqesin testin ose kartelën e vaksinës. Institucionet publike dhe private deri më 26 shtator obligohen që në punë të paraqitet vetëm stafi esencial. Kufizimi i qytetarëve vazhdon nga ora 22 deri në ora 5. Biblotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 30 përqind të hapsirës”, shtoi Vitia.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...