Lajme

Qeveria duhet ta ndryshoi ligjin nëse do që të marr para nga AKP-ja

Autori: Islam Morina 21:31 | 19 October 2020

AKP-ja i ka rreth 220 milionë euro, që janë fonde minimale që ne jemi të obliguar t’i mbajmë për ruajtjen e kreditorëve, ka saktësuar Tolaj, shkruan Gazeta inFokus.

“Të hyrat nga shitjet që naga fillimi i procesit të privatizimit, përfshirë edhe të hyrat e këtij viti janë rreth 711 milionë euro, të hyra vetëm nga shitjet sepse kemi pastaj të hyra nga qiratë dhe nga interesi i investimeve që i ka bërë më herët BQK-ja përmes mekanizmave të saj financiarë, janë dukund rreth 35 milionë euro vetëm interesa që janë inkasuar”, ka thënë Tolaj.

Ai ka elaboruar më tutje se si janë shpërndarë të hyrat e AKP-së dhe se si mund t’i shpenzoi paratë nga AKP-ja Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

“Të gjitha të hyrat në total janë 870 milionë euro që nga themelimi i agjencisë, më lejoni të jap një pasqyrë të shpenzimit. Janë rreth 143 milionë euro që u janë shpërndarë punëtorëve nga 20%, që janë mjete që i kanë marrë punëtorët e ish ndërmarrjeve të cilët i kanë marrë me automatizëm pas çdo shitje, pastaj janë diku rreth 400 milionë euro që i janë transferuar qeverisë që nga viti 2014 e këtej. Me ligj ne mund t’i bartim tepricat, ato të cilat nuk i rrezikojnë kreditorët në masë të madhe. Është e përcaktuar me ligj që ato mjete mund të shpenzohen nga qeveria vetëm për investime kapitale. Ndërsa kreditorëve deri tash u janë shpërndarë diku rreth 33 milionë euro, por ka shumë pretendime kreditore që janë subjekt i gjykatave dhe që ne nuk e dimë se si do të përfundojnë ato. Kur i zbriten këto dhe një shifër 5%, apo 45 milionë euro për funksionimin e agjencisë, mbesin rreth200 milionë të cilat mbahen nga agjencia dhe të cilat ruhen për pagesa varësisht vendimeve të gjykatave”, ka thënë Tolaj.

Tolaj ka thënë se rruga e vetme për të tërhequr para nga fondi minimal i AKP-së nga qeveria, është ndryshimi i ligjit për AKP-në.

“Është vetëm një rrugë që qeveria mund t’i merr këto mjete shtesë. Sa për informatë ne vetëm sivjet i kemi transferuar në buxhetin e qeverisë 71 milionë euro, që kanë qenë të parashikuara në buxhetin kur është votuar në fillim të vitit… Nëse qeveria ka interesim që pjesën tjetër të fondit ta shfrytëzon për pandeminë, ose rimëkëmbjen ekonomike duhet me patjetër që t’i nënshtrohet ndryshimit të ligjit për AKP-në. Pra duhet të amandamnetohet ligji për AKP-në në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që mjetet të mund të përdoren nga qeveria. Kjo është e vetmja rrugë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër”, ka thënë Tolaj në “Ekonomia n’Fokus’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera