Lajme

Qeveria do të sqarohet për 20 eurot e pensionistëve

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 22 April 2021

Të mërkurën (21.04.2021) është mbajtur mbledhja e tetë të Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës.

Një ndër vendimet e Qeverisë e cila u bë temë e ditës, është 8.5 milionë eurot shtesë të ndara për pensionistët.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro”, ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Mblidhen mjekët pas vendimit të qeverisë Kurti për uljen e shtesave

Disa gazetarë e analistë politikë e kritikuan Qeverinë Kurti se ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Klan Kosova e ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryziun, për ta pyetur rreth kësaj çështje, mirëpo i njëjti ka thënë se së shpejti do të ketë një sqarim zyrtar nga ana e Ministrisë së Financave.

“Shumë shpejt do të ketë një sqarim për këtë”, ka thënë Kryeziu për klankosova.tv.

Ai nuk ka pranuar që ta pohojë ose mohojë raportimin, por ka thënë se nevojitet një sqarim i detajuar në mënyrë që të ketë një komunikim të qartë ndërmjet Qeverisë dhe opinionit publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera