Lajme

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 01 December 2022

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve që u vendoset dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë dhënë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo ka thënë se kjo po bëhet përherë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike

-Advertisement-

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera