Lajme

Qeveria do i subvencionojë gjysmën e rrogës së rritur për 3 muaj, bizneseve që rrisin rrogat për punëtorët

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 03 September 2022

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media kanë bërë të ditur për një pako të re ndihmese, ku ndër to kanë thënë se nëse bizneset rrisin pagat për punëtorët e tyre, për 3 muajt e ardhshëm, Qeveria do subvencionojë gjysmën e rrogës së rritur.

“Qeveria ka paraparë që të mbështesim dhe të subvencionojmë të gjitha bizneset në këtë kohë rrisin pagat për punëtorët e tyre dhe ne i ftojmë qysh tani, që të fillojnë nga ky muaj, dhe për 3 muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje dhe u bëj thirrje bizneseve njëkohësisht, por edhe punëtorëve, që të diskutojnë me punëdhënësit e tyre dhe të kërkojnë që kjo rritje të bëhet, sepse shteti do të subvencionojë gjysmën e rritjes së pagës së tyre, pra për 3 muajt e ardhshëm”, ka thënë Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera