Qeveria dhe Kuvendi miratojnë edhe ligje që nuk zbatohen
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 03 May 2017
Zbatimi i ligjeve mbetet një nga çështjet kryesore që sfidon institucionet e Kosovës. Procedimi i ligjeve nga Qeveria në Kuvend dhe miratimi i tyre, nuk garanton edhe zbatimin e këtyre ligjeve.
Kryetarja e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ka shumë ligje të cilat nuk gjejnë zbatim në terren dhe, siç thotë ajo, një pjesë e tyre miratohen nga Kuvendi vetëm sa për të marrë poena pozitiv në raportin e progresit dhe në sytë e ndërkombëtarëve.
“Ato ligje ose merren ‘copy paste’ ose i sjellë dikush nga ndërkombëtarët, qoftë nga zyra e Bashkimit Evropian apo nga Ambasada Amerikane dhe natyrisht që pastaj nuk ka dhe një debat gjithëpërfshirës sa u përket të njëjtave”, tha Haxhiu.
Deputetja Haxhiu, tha se për fuqizimin e zbatimit të ligjeve nuk ka interesim dhe se deri tash pavarësisht kritikave që të behet me shumë në zbatimin e ligjeve, në praktikë kjo nuk është vërejtur.
“Nuk ka një vullnet politik për të zbatuar ligjet. Ne si komision për legjislacion disa herë kemi organizuar monitorime të projekt-ligjeve dhe ligjeve në fuqi dhe vërejmë pengesat me të cilat ballafaqohen institucionet, sepse ka shumë nene që janë në shpërputhje me njëra tjetrën dhe kjo e bën natyrisht të vështirë zbatueshmërinë e ligjeve”, tha Haxhiu.
Edhe deputetja Selvie Halimi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se disa ligje që janë miratuar në Kuvend nuk po arrijnë të gjejnë zbatim dhe është krijuar nevoja që të plotësohen apo ndryshohen.
“Jo rrallë na ndodh që legjislacioni të ketë probleme në zbatim gjatë rrugës së zbatimit, pastaj mbesin shumë dispozita ligjore që duhet të sqarohen me udhëzime administrative dhe këto udhëzime administrative nuk po arrijnë që ta kenë atë efektin e duhur sipas asaj çfarë ligji ka qëllimin dhe kështu që gjatë zbatimin vërehen ato mangësitë”, tha Halimi.
Halimi megjithatë thotë se ligjet nuk behën sa për të thënë dhe sipas saj Kuvendi miraton ligje sipas zhvillimeve shoqërore dhe përpiqet që ato ligje të jenë në përputhje me rregullta e BE-së (acquis communautaire – grumbullimi i ligjeve, akteve dhe normave ligjore të BE-së).
“Plotësim-ndryshimin e ligjeve unë nuk e shoh problem. Problematike paraqitet zbatimi në terren, sepse nuk ka një konsistencë të mirë të lidhur me Kuvendin dhe burimet qeveritare që shpejt të përcillen plotësim-ndryshimet dhe të jepen udhëzimet se si duhet zbatohet ligji plotësuar apo i ndryshuar”,tha Halimi.
Ndërkaq, jo të rralla janë edhe nismat që ndërmerren për ndryshimin e ligjeve. Në mesin e tyre, është edhe ai për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se është një numë i konsiderueshëm i ligjeve që presin të ndryshohen. Në mesin e tyre është ligji për konfliktin e interesit, pastaj Kodi Penal dhe ai Proceduarës Penale të cilat pritet të ndryshohen.
Florent Spahija, këshilltar ligjor, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, tha për Radion Evropa e Lirë se nga monitorimet e bëra ka ligje që për shkak të vështirësive në zbatim në terren janë kthyer për amandamentim disa herë.
“Është ligji për konfliktin e interesit që mund ta përmendim që ka qenë disa herë për ndryshim dhe është tërhequr dhe prapë tash është në ndryshim. Në shumicën e rasteve po kemi ligje të cilat kthehen si pa dobishme dhe të pa aplikueshme nga institucionet kur i marrin ato ligje për zbatim”, tha Spahija.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovës thonë se qasje e institucioneve të Kosovë duhet të ndryshohet në mënyrë që të ketë debate më të gjëra gjatë draftimit të ligjeve dhe në fund që të ketë kohë të mjaftueshme që institucionet relevante, qoftë Kuvendi apo Qeveria, të reflektojnë në përmbajtjen e tyre. (REL)
Të tjera
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...