Qeveria dhe KEK i lënë në terr informativ qytetarët rreth prodhimit të energjisë

Autori: Gazeta inFokus
16:55 | 20 December 2022
Qytetarët e vendit janë në terr informativ sa i përket situatës energjetike në vend edhe pse gjithë verën u paralajmërua për një dimër të vështirë për furnizim me rrymë. Koorporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria s’kanë dhënë asnjë informatë për rrymën që është duke u prodhuar aktualisht. KEK s’ka kthyer përgjigje qe gati dy muaj në pyetjet e Express për këtë çështje.
Janë bërë mbi një muaj, prej herës së fundit kur qytetarët janë njoftuar sado pak për gjendjen energjetike në vend.
Më 8 nëntor, Koorporata Energjetike e Kosovës e ka dhënë njoftimin e fundit për njësitë që ka në operim dhe kapacitetin me të cilin prodhojnë rrymë.
Përmes këtij postimi, KEK kishte bërë me dije se Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B do të fillonte revizionin e rregull vjetor.
“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125Më/h dhe B1=250MW/h. Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MË/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit!”, thuhet në këtë postim.
Më 14 nëntor, KEK ka lëshuar sërish një njoftim për këtë njësi.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B. Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40”.
Njoftime tjera rreth prodhimit apo blloqeve që janë në funksion, ka javë që s’ka lëshuar KEK.
Express ka dërguar disa herë pyetje në adresë të KEK’ut lidhur me blloqet që janë në funksion dhe rrymën që është duke u prodhuar aktualisht, por asnjëherë s’ka marrë përgjigje.
Të painformuar qytetarët po i lë edhe Ministria e Ekonomisë. As nga ky institucion, në dy muajt e fundit s’ka pasur ndonjë informatë sa i përket kapaciteteve prodhuese.
Nga KEDS kanë thënë se vetëm për gjashtë ditët e para të këtij muaji, kanë importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 4.5 milionë euro.
“Siç e dini me uljen e temperaturave dhe rritjen e konsumit të energjisë në këtë periudhë, rritet edhe sasia e importit sepse prodhimi vendor nuk e mbulon konsumin. Vetëm për 6 ditët e para të dhjetorit KEDS&KESCO, kanë importuar 11560MWh në vlerë prej mbi 4.5 milionë euro”.
Të pyetur nëse mund të ketë reduktime, nga KEDS kanë thënë se një gjë e tillë s’mund të parashikohet, por as të përjashtohet.
“Ju e dini që ne jemi në situatë emergjente, të shpallur edhe nga institucionet e vendit. Në kohë krizash është e pamundur të bëhen parashikime të situatave që mund të paraqiten. Në këto rrethana, kur nuk mund të parashikohet asgjë, as nuk mund të përjashtojmë asgjë.
Orientimisht, në situata të tilla duhet pasur parasysh tre faktorë: konsumin e energjisë elektrike që është duke u rritur çdo ditë, trendin e rritjes së çmimeve të importit të energjisë elektrike dhe pambulueshmërinë e konsumit nga ana e prodhimit vendor atëherë nuk mund të parashikojmë se cili do të jetë skenari në javët e ardhshme. Por, të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të marrim vendimet dhe veprimet më të mira, më adekuatet, në mënyrë që pasojat e krizës të jenë sa më të përballueshme dhe të kenë ndikim sa më të vogël në sistem”, thuhet në përgjigjet e KEDS-it.
Ndryshe, nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Rryma në tregjet ndërkombëtare është shtrenjtuar jashtëmase për shkak të luftës në Ukrainë.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.
Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...