Lajme

Qeveria dënon sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Strasbourg

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 26 February 2018

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin që iu bë gjatë vikendit Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasbourg, transmeton Infokusi.com

Në reagimin e Qeverisë së Kosovës kërkohet nga organet franceze të zbulohet ky rast dhe autorët të kapen e të nxirren para drejtësisë.

Gjatë këtij sulmi është shkatërruar Stema e Kosovës dhe është hequr flamuri shtetetëror.

-Advertisement-

‘Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.
Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës.
Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit.
Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera