Qeveria del me detaje për takimin prej më shumë se 2 orë të Kurtit me emisarët e huaj
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 20 January 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë me njoftimin se kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka zhvilluar sot takimin me pesë zyrtarët ndërkombëtarë, Lajčák, Escobar, Plötner, Bonne dhe Talò, shkruan Gazeta inFokus.
Përmes një komunikate për media, Qeveria ka thënë detaje se gjatë këtij takimi më shumë se dy orë është diskutuar propozimi evropian, ku theksohet se Kurti e vlerëson si bazë të mirë për të vazhduar më tej diskutimit për normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi u takua sot me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plötner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022. Kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Talò dhe emisari amerikan, Escobar. Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel. Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.
Ai i njoftoi emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën.I falënderoi të gjithë emisarët dhe vendet e tyre për përkushtimin dhe angazhimin në procesin e dialogut dhe rrugën përpara, duke shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit.
Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Specializimet në shëndetësi do të riorganizohen, shpallja e tyre s’do të jetë në diskrecion të ministrave
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur lajme të mira ...
-
Regjistrohen rastet e para të gripit të shpendëve në Vlorë
Analizat laboratorike kanë konfirmuar tre rastet e para të gripit të shpendëv...
-
Stuhia e acarit ngrin Amerikën, raportohen viktima
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së acarit që po...
-
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, ku renditen Shqipëria dhe Kosova?
Sipas të dhënave më të fundit nga Henley Passport Index, Singapori është ...
-
Ish-Presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me...
-
“UÇK dhe NATO e çliruan Kosovën, Kurti 2 e çliroi veriun” – “Nxehet” në një tubim deputeti i VV-së
“Po, UÇK-ja me NATO-n e kanë çliru Kosovën, por veriun e çliroi Kurti 2”. ...
-
Ky është shteti evropian në të cilin u regjistruan më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para sh...
-
BE i bën thirrje Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për...
-
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se kërcënimi serb ndaj Koso...
-
Petkovic e sulmon Bislimin: Vjen gjithmonë vetëm në Bruksel, në tavolinë bën sikur i di të gjitha
Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, në një intervistë për TV...
-
Vdẹs Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë në Francë
Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, F...
-
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
Njëzetepesë vjet pas luftës, Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë...