Lajme

Qeveria deklarohet për takimin e Kurtit me homologun e tij slloven

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 05 October 2021

Para fillimit të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u bisedua për raportet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të sigurisë.

Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke punuar në fusha me interes të përbashkët.

-Advertisement-

Kryeministri Kurti e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera