Lajme

Qeveria britanike lehtëson kushtet e udhëtimit për të vaksinuarit

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 17 September 2021

Qeveria britanike njoftoi sot një lehtësim të kushteve të hyrjes në Angli për udhëtarët e vaksinuar.

“Nga 4 tetori, udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të largohen nga një vend që nuk është në listën e kuqe”, shkroi në Twitter ministri i Transportit, Grant Shapps.

“Pastaj, në fund të tetorit, testi PCR i kërkuar në ditën e dytë pas mbërritjes në tokën angleze do të zëvendësohet me një test antigjeni”, shtoi ai, raporton ATSh.

-Advertisement-

Udhëtarët, të cilët rezultojnë pozitivë do të duhet të izolohen dhe më pas të kryejnë një test konfirmues PCR, pa asnjë kosto shtesë, që do të analizohet për të identifikuar variantet e reja.

Gjithashtu, nga 4 tetori, qeveria britanike do të njohë vaksinimin e 17 vendeve dhe territoreve shtesë, përfshirë Japoninë dhe Singaporin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera