Lajme

Qeveria britaneze do të votojë për një projektligj të rëndësishëm për jetësimin e Brexit

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 11 September 2017

Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar se qeveria e kryeministres britaneze, Theresa May, është e bindur se do të dalë fituese në votimin e projektligjit që do të mbahet sot ose nesër, ka thënë zëdhënësi i kryeministres.

Ky projektligj është pjesë e rëndësishme e legjislacionit të Brexit, ka shtuar ai.

Parlamenti do të votojë projektligjin rreth Brexit-it, hap ky që i mundëson Britanisë të kalojë në fazën tjetër të largimin nga BE, në fazën e ligjbërjes.

-Advertisement-

I pyetur nëse qeveria ështe e bindur për rezultatin e votimit të këtij projektligji, ai tha “Po, e kemi thënë se është një projektligj i rëndësishëm për shkëputje të lehtë nga Brexit, si në fushën e bizensit, ashtu edhe për gjithë vendin, dhe ne inkurajojmë të gjithë anëtarët e parlamentit të mbështesin këtë projektligj”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera