Sport

Qeveria britaneze ‘pauzon’ planin për rikthimin e tifozëve në stadium

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 September 2020

Plani i hartuar për lejimin e tifozëve në stadiumë nga 1 tetori është ‘pauzuar’ nga qeveria britaneze, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i britanisë, Boris Johnson, duke thënë që vendimi është marrur pasi qeveria po mundohet të hartoj  një plan për shtimin e rasteve me koronavirus.

Johnson, në një intervistë për BBC është shprehur që plani i tyre ishte rikthimi i një pjesë të tifozëve, e jo mbushjes së plotë të stadiumit.

-Advertisement-

Sipas Sky Sports, 1 tetori ishte një opsion i mundur i rikthimit të tifozëve në tribuna, megjithatë kjo tashmë është shtyer.

Ndërkohë, drejtuesit e më shumë së 100 organeve sportive i kanë shkruar leter kryeministrit Johnson duke i kërkuar fonde emergjente për të shmangur humbjet e mëdha që kanë pësuar.

Në këtë leter kanë marrur pjesë edhe Shoqata e Futbollit dhe Premier Liga duke thënë:” Ne kemi nevojë për pako mbështetëse për sektorin e sportit për të ndihmuar rimëkëmbjen e tij”.

Premier Liga ka deklaruar që klubet do të humbasin rreth 100 milionë funta në muaj për aq kohë sa futbolli do të luhet me dyer të mbyllura./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera