Qeveria bënë ndryshimet në UA, pronat e Radojiçiqit në shfrytëzim Policisë
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 24 July 2024
Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimet e Udhëzimit administrativ 13/2022, me të cilën mundësohet që pronat e konfiskuara dhe të sekuestruara tu jepen në shfrytëzim institucioneve publike ose organeve shtetërore pa ankand publik.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se disa pasuri që tashmë janë sekuestruar gjenden në disa pika strategjike të territorit tonë, konkretisht në veri.
“Ky projekt udhëzim rregullon të drejtën e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar që të jap me qira në fazën e sekuestrimit pasuritë e paluajtshme pa ankand publik nëse kërkohen nga institucionet publike ose organet shtetërore”, ka theksuar Krurti.
Sipas tij, shfrytëzimi i tyre nga institucionet e sigurisë është i rëndësisë nacionale dhe kontribuon në rritjen e sigurisë.
Për këtë detaje ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas saj, ndryshimet në udhëzimin administrativ janë të rëndësishme pasi eliminojnë procedurat e zgjatura.
Ministrja ka deklaruar se me këtë disa prona që gjenden në veri tashmë kalojnë në menaxhim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Policisë së Kosovës.
“Bëhet fjalë për pronat e ish krye terroristit Milan Radoiçiq… pronat që kanë qenë të tij, tashmë janë në menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Agjencisë për menaxhimin pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar”, ka deklaruar Haxhiu, duke thënë se këto prona kalojnë në menaxhim të Policisë së Kosovës.
Ministrja Haxhiu ka theksuar se me miratimin e plotësim-ndryshimeve në Udhëzimin administrativ mundësohet që të vazhdojnë me procedurat tjera të nevojshme.
Të tjera
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...