Lajme

Qeveria anulon konkursin e shpallur nga zyra e ish-koordinatorit Hoti

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 19 February 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të anulojë një konkurs të hapur më 25 janar nga zyra e Rexhep Hotit, koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili u shkarkua javën e kaluar.

“Anulohet konkursi për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV) e publikuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 25 janar 2020. Anulimi bazohet në vendimin e Qeverisë Nr.02/02 të datës 12.02.2020”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Vendimi i ri i është referuar vendimit të datës 12 shkurt, kur qeveria e re vendosi për shkarkim të koordinatorëve nacionalë, në mesin e të cilëve ishte edhe Hoti.

-Advertisement-

Nga pjesëmarrësit në konkurs, qeveria ka kërkuar mirëkuptim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera