Lajme

“Qeveria amerikane nuk e mbështet “Shqipërinë e Madhe”

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 11 May 2017

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se nuk e di se çfarë ka thënë ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, por e di se qeveria amerikane nuk e mbështet “Shqipërinë e Madhe”, e as ndryshimin e kufijve.

“Zotëri  Walker është një person privat dhe mund të flas atë që do. Unë nuk e di se çfarë tha ai, përveç se kam dëgjuar komentet në media. Ajo që unë di është se qeveria e SHBA-ve është e angazhuar për stabilitetin në rajon”, tha i tha ai dje gazetarëve në Beograd, duke komentuar deklaratën nga William Walker, për  planin për bashkimin e  shqiptarëve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, qeveria amerikane nuk mbështet ndryshimin e kufijve, nuk e mbështet një “Shqipëri të Madhe”, e as “Serbi të Madhe”.

-Advertisement-

“Ajo është për stabilitetin dhe pajtimin mes popujve në rajon”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera