Lajme

Qeveria amerikane ndalon udhëtimet drejt shtetit diktatorial

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 21 July 2017

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë qytetarët e tyre për të udhëtuar drejt Koresë së Veriut, ndërsa lajmi është raportuar fillimisht nga agjencitë turistike që operojnë linja të tilla.

Sipas burimeve jo-zyrtare, vendimi i administratës amerikane do të bëhet publik më datë 27 korrik, ndërsa akti do të futet në fuqi 30 ditë më vonë.

Ende nuk dihen arsyet e një politike të tillë, por situata mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është përshkallëzuar ndjeshëm si rrjedhojë e testimit të armëve nga ana e Penianit, por edhe për shkak të rastit të Otto Warmbier.

-Advertisement-

Ky i fundit, ishte një student 22-vjeçar, i cili fillimisht u burgos nga autoritetet korano-veriore për shkak se vodhi një material propagandistik gjatë qëndrim të tij në një hotel vendas.

Më pas, ai u lirua nga burgu dhe u kthye në ShBA në gjendje kome, ku edhe ndërroi jetë pas pak ditësh.

Ngjarja u dënua ashpër nga Uashingtonit, ndërsa komente pati edhe nga Presidenti Donald Trump.

Më herët, Departamenti Amerikan i shtetit ka lëshuar këshilla për të mos udhëtuar drejt vendit diktatorial, por ndalimi i plotë i udhëtimit drejt Koresë së Veriut përbën një nivel tjetër të përshkallëzimit të situatës mes dy vendeve.

Mesatarisht, përllogaritet se çdo vit afro 1 mijë qytetarë amerikanë vizitojnë Penianin si dhe qytete të tjera koreano-veriore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera