“Qeveria aktuale e paaftë për ta udhëhequr vendin”, opozita kërkon zgjedhje të reja
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 30 April 2023
Dy vjet pas marrjes së mandatit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Kurti, partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se qeveria aktuale ka dëshmuar se nuk është e aftë ta udhëheq vendin.
Ndërsa, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti, ka stagnuar në proceset politike dhe se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.
“Gjithmonë kur vendimet e mëdha nuk merren, gjithmonë kur ka stagnim të proceseve politike ..prb të funksionimit të Kuvendit normalisht që zgjedhjet janë gjithmonë opsion. Çdo ditë e më shumë sikur po tregohet që kjo qeveri s’është e vendimeve të mëdha as e punëve të mëdha dhe tash.. gradualisht po pjekën kushtet që Kosova dhe demokracia kushtetuese ndoshta ka nevojë që të apdetohet pak…”, tha Selmanaj.
Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja e thotë edhe AAK-ja. Deputeti, Pal Lekaj thotë se kësaj qeverie duhet t’i vie fundi.
“Kjo qeveri na del të jetë mashtrimi më i madh. Përveç që ka treguar paaftësi totale, e ka humbur edhe kauzën e saj morale në luftën kundër korrupsionit, e mos të flasim për deformim total të qëndrimeve politike e diplomatike. Nuk është këtu as zotimi e as besimi i madh qytetar që ka mandatuar këtë qeveri. Stagnimi politik, ekonomik, e degradimi në çdo sferë tjetër sociale, është sinjal që kësaj qeverie të paaftë e të komprimituar, t’i vije fundi”, tha Lekaj.
RTV-21 gjatë ditës kontaktoi me deputetë të partisë në pushtet por ata nuk pranuan të flasin për këtë çështje.
Megjithëse vlerëson se ka arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, analisti politik, Albinot Maloku nuk sheh se aktualisht ka mundësi për një gjë të tillë. Sipas tij, opozita nuk është serioze sa duhet në kërkesë e saj për zgjedhje të reja.
“Së pari duhet thënë që qeveria në mandatin aktual nuk është se mbahet në mend për ndonjë veprim për t’u veçuar për pasojë sipas rrethanave aktuale do të duhej të kishte zgjedhje mirëpo nuk shoh seriozitet të mirëfilltë nga ana e opozitës që ata më të vërtetë e duan këtë proces për faktin se gjatë kësaj periudhe dy vjeçare kanë qenë impotent për qasjen e tyre pre opozitarëve…nuk mendoj se tani për tani jemi në një fazë që do të ketë proces zgjedhor”, deklaroi Maloku.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e para dy viteve mori mbi 50% të votave, ndërkohë që të gjitha partitë politike në opozitë aktualisht nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve për të bërë ndryshime në qeverisjen aktuale./21Media
Të tjera
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...