Lajme

“Qeveri pro serbe”, Milatoviq e vendos Kosovën në tri objektivat e politikës së jashtme

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 25 October 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se orientimi pro perëndimor i këtij shtetit nuk do të ndryshojë, pavarësisht se aleati I tij ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re me një subjekt politik pro serb.

Ai ka theksuar për The Guardian se politika e jashtme e Podgoricës do të jetë në linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Milatoviq ka përmendur edhe Kosovën dhe pavarësinë e saj, që hyn në tri objektivat e diplomacisë malazeze, sipas tij.

-Advertisement-

“Si president kam qenë shumë i qartë që prej zgjedhjeve se tri objektiva të politikës së jashtme do të qëndrojnë: anëtarësim më kredibil në NATO, 100 përqind rreshtim me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësia e Kosovës, marrëdhëniet e mia fqinjësore, përfshirë Serbinë dhe Kosovën”, është shprehur Milatoviq.

“Këto janë principet për të cilat kam pritshmëri nga qeveria e re”.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE-së, ku ka bërë ftesë që unioni t’i mbajë në funksion zotimet e zgjerimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera