Lajme

Qeveri në detyrë e pakufizuar në kompetenca

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 27 March 2020

Vendimi i parë që e ka marrë Albin Kurti si kryeministër në detyrë është shkarkimi i Avdullah Hotit nga pozita e zëvendëskryeministrit në detyrë.

Lajmin Qeveria e ka kumtuar të mërkurën në mesnatë, diku dy orë pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit kundër saj, të iniciuar nga Lidhja Demokratike (LDK), nënkryetar i së cilës është Hoti, shkruan KOHA.

Në Kuvend, Hoti bëri thirrje të votohej pro mocionit, pavarësisht se me këtë Kosova mbetej pa qeveri në kohën më kritike prej pasluftës, meqë tashmë vendi është përfshirë nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, nga e cila janë prekur 79 e një prej tyre ka vdekur.

-Advertisement-

Pro mocionit nuk votuan vetëm deputetët e LDK-së, por edhe ata të opozitës, si dhe shumica e deputetëve nga komunitetet. Kësisoj, pas 50 ditësh të nisjes së mandatit, nga mbrëmja e së mërkurës Qeveria ka ndërruar statusin – tani është në detyrë.

Kryeministri Kurti ka thënë se do të vazhdojë si qeveri në detyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera