Qeveri me ‘këmbë qelqi’
Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 11 September 2017
Analistët politikë vlerësojnë se qeveria “Haradinaj”, e cila i ka vetëm 61 vota në Kuvend dhe që është e varur nga votat e Listës Serbe, është e predispozuar të dështojë. Sipas tyre, ekzekutivi i ri është ngritur mbi “këmbë qelqi”, prandaj nuk mund të flitet për stabilitet të saj
Pas 13 vjet pritjeje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në misionin e tij të lënë përgjysmë – në ulësen e të parit të Qeverisë.
Megjithatë, pavarësisht shumë lëvdatave që janë dëgjuar gjatë kësaj kohe për 100 ditët e tij qeverisëse më 2004-n, pritjet për qeverinë “Haradinaj 2” janë shumë më të vogla, transmeton zeri.inf.
Opozita kosovare, e përbërë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LA, qysh në ditën e parë të Qeverisë së re janë zotuar për rrëzimin e saj. Madje, e “kanë kërcënuar” që të mos sjellin në Kuvend temat e mëdha pasi aty vetëm sa do të fillonte fundi i tyre.
Sipas opozitës, kjo Qeveri nuk do të arrijë të bëjë asnjë veprim përmbajtjesor për shkak të varësisë që do ta ketë nga Beogradi. Kurse në anën tjetër analistët kosovarë vlerësojnë se një Qeveri e krijuar nga numra të tillë është e predispozuar të dështojë, transmeton zeri.info.
Sipas tyre, kjo Qeveri është ngritur mbi këmbë qelqi dhe nuk mund të flitet për stabilitet. E rreth premtimit të Haradinajt për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave brenda tre muajve, ata thonë se është e pamundur.
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...