“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 26 December 2024
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i japë shtesa nga 100 euro të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve nga 0-16 vjeç.
Jasharaj thotë se po vazhdon të ketë reagime e kundërshtime për këtë ndihmë.
“Për t’ia hequr pikëllimin e mllefin Hekuranit po i tregoi se ka aty e këtu fëmijë e pensionistë që u gëzuan shumë për këtë dhuratë. Një fëmijë në Pejë më ndali në rrugë dhe plot gaz me tregoi se me ato 100 euro do të blej drita dekoruese, bredh dhe balona. Më tha se në balona do të shkruaj emrin Hekuran”, ka thënë Jasharaj,
Jasharaj ka folur edhe për formularin që e krijoi Qeveria, në mënyrë që ata që nuk duan të heqin dorë nga këto shtesa.
Sipas tij, ky formular do të aplikohet edhe në fund të janarit kur pagat do të rriten për 55 euro për sektorin publik.
“Në këtë formular do t’u thotë të punësuarve në sektorin publik, pra punëtorëve të arsimit, policisë, zjarrfikësve, të punësuarve në shëndetësi, administratës e të tjerëve se kush e përbuz rritjen prej 55 euro mos t’i merr, bile mund të heq dorë edhe nga e tërë paga. Kjo Qeveri është e idhnakëve dhe nuk qanë kokën çka thotë populli e çka është demokracia, por vendos vet se kë ta shpërblej e kë ta ndëshkoj. Mos harroni se kjo Qeveri i nxiti qytetarët që të heqin dorë nga ngrohja me dru e pelet po të orientohet në aparatura moderne me rrymë madje edhe duke premtuar subvencionim të një pjese të pagesës për to. Tash rrymë nuk ka sa duhet dhe do të nxehemi me batanije e do të hamë bukë me konserva”, thuhet në deklarimin e Jasharajt të SBAShK.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...