Qershori i zgjedhjeve, shqiptarë që votojnë dy herë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2017/06/1496841371070617_SHQIPTARET-NE-KOSOVE_15_4.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 07 June 2017
Bardhyl Hasanpapaj është prishtinas nga Tropoja. Ka ardhur për studime në vitin 2000 dhe tashmë e ka kthyer në vendlindje. Tropojani është asistentpedagog në Fakultetin e Drejtësisë, në universitetin publik, e ka edhe një kompani ku punëson 24 persona.
“E gjithë ajo pjesë e popullatës andej nga Tropoja, më shpesh vijnë në Kosovë, sesa në çdo pjesë të Shqipërisë, përveç Bajram Currit ku edhe ndodhen. Kosova është bërë një portë e parë nga hyjnë, e që kur është bërë autostrada, kalojnë për të shkuar në pjesë të tjera të Shqipërisë, në Tiranë e më tej”, thotë Bardhyl Hasanpapaj, asistentpedagog në Universitetin e Prishtinës.
Lidhjet mes Kosovës dhe Shqipërisë shihen si të nënkuptueshme. Por marrëdhënieve u bëjnë konkurrencë Maqedonia, e mbi të gjitha Serbia. Tregu shqiptar dhe kosovar, për kompanitë e të dyja vendeve ngelet ende i panjohur.
“Çuditërisht, vend më të madh të shkëmbimeve tregtare sesa Shqipëria, vazhdon të zenë Serbia e Maqedonia. Produktet serbe janë shumë të pranishme në Kosovë, pavarësisht fushatave të ndryshme që janë organizuar këtu për bojkotimin e tyre. Serbia eksporton rreth 300 milionë euro mallra në Kosovë, 60% më shumë sesa eksporton Shqipëria”, thotë Lavdim Hamidi, kryeredaktor i “Zëri”.
Bardhyl Hasanpapaj është nën ethet e dy palë zgjedhjeve dhe ndjek dy fushata. Do të votojë edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Dy shtete, – thotë tropojani, – duhet të gjejnë zgjidhje për të ardhmen.
“Ka ardhur koha që ne të trajtojmë vetveten në radhë të parë shumë më seriozisht, të ndërtojmë shtetet tona brenda, e që të ketë një demokraci funksionale që bazohet në sundimin e ligjit. Sigurisht me një objektiv të qartë për integrimin në Bashkimin Europian, që vjen domosdoshërisht nga ky bashkëpunim rajonal, ku do të jete si Kosova, edhe Shqipëria”, tha më tej Bardhyl Hasanpapaj.
Tema e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe flamurin ka qenë pjesë e deklarimit të identitetit politik në fushatë, por edhe premtim.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/Alan-Greenberg-UNI-NEW-03-e1709546819299-770x4001-1.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...