Lajme

Qerkini porosi Osmanit, Kurtit e Konjufcës, iu kërkon më shumë punë për të zbardhur fatin e të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 27 April 2021

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, i ka bërë një porosi tre liderëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, raporton Gazeta Express.

Pas homazheve te memoriali për të pagjeturit, Qerkini ka thënë se duhet të punohet më shumë në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, teksa tha se kur institucionet respektojnë familjarët, zbutet një plagë e pashërueshme për këto familje.

“Kur institucionet respektojnë familjarët zbutet një plagë që për neve është e pashërueshme, mirëpo, respekti juaj ndaj familjarëve, po edhe punë të bëhet në vepër”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani ndërkaq para mediave ka thënë se kjo asnjëherë nuk do të jetë vetëm barrë e tyre.

“Barrën e kemi të përbashkët, plagët e kemi të përbashkët dhe dhimbjen e kemi të përbashkët, të jeni të sigurt që të gjithë se zëri juaj do të dëgjohet gjithkund. E kërkesa jonë parësore do të jetë zbardhja e fatit të më të dashurve tanë, për Kosovën nuk ka asgjë më të rëndësishme se zbardhja e fatit të të zhdukurve”, tha presidentja Osmani.

Të tjera