Lajme

Qeriqi: I kisha kërkuar presidentes që të mos ta dekretoj Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 14 July 2023

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fushë-Kosovë, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që mos ta dekretoj Ligjin e Pagave, i cili u votua disa ditë më parë në Parlamentin e Kosovës.

Qeriqi, i kërkoi këtë hap të parës së vendit, meqë veteranët nuk janë përfshirë në këtë projektligj.

Ai tregoi se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk janë në gjendje të mirë, duke u ballafaquar me një mori gjërash.

-Advertisement-

“Unë kisha kërkuar fillimisht nga presidentja që ta mos dekretojë këtë projektligj dhe më pas të takohemi me kryeministrin dhe t’i kërkojmë që të ndërmarrë hapa në këtë drejtim”, u shpreh Qeriqi në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Luftëtarët e UÇK-së janë në gjendje të mjerueshme kanë probleme të ndryshme, me gjendje të rëndë ekonomike, kemi shumë luftëtarë që kanë humbur gjymtyrët dhe sot po përballen me probleme të protezave, nuk po ndërmerret asnjë hap”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera