Lajme

Qeriqi akuzon Çekun: E ke ditur saktë sa është numri i veteranëve, por ke lejuar fryrjen e listave

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 31 August 2017

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, e ka quajtur të pakuptimtë reagimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli lidhur me listat e veteranëve.

Ai për Indeksonline ka thënë se këto reagime janë të paarsyeshme, pasi Agim Çeku ka qenë komandant i Shtabit të UÇK-së dhe ai është në dijeni se sa ka qenë numri i veteranëve të UÇK-së.

“I kam përcjell edhe reagimin e ish kryetarit të parlamentit Kadri Veseli, dhe kryetarit të komisionit. Janë të pakuptimta këto reagime se Çeku ka qenë komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, dhe ai e din sa ka qenë numri. Tash janë të paarsyeshme ato deklarata të tyre se është fry numri i veteranëve.

-Advertisement-

Zotri Çeku e ku e din mirë e ka arkivin e UÇK-së, po kanë dal jashtë kësaj, kanë bërë dallavere tash mundohen të arsyetohen”, tha Qeriqi.

Indeksonline ka tentuar të marr një deklaratë përkitazi me këtë temë edhe nga Agim Çeku, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për fryrjen e listave të veteranëve dhe është në proces të zbardhjes së rastit.

“Sa i përket fryrjes së listave, kam reaguar qysh në fillim, kemi vërejte parregullsi dhe jam i pakënaqur me listat, është një fyerje tepër e madhe. Unë kam kërkuar që në fillim që të hetojnë listat nga prokuroria, kam pas një takim të rastësishëm më ta dhe e kom pa se hetuesit e kanë marr seriozisht. Unë shpresoj së do të zbardhet e vërteta”, ka shtuar në fund Qeriqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera