Sport

Qeqa uron Llapin: Pa Prishtinën s’do kishte sukses, Llapi arriti fitore pa trajner!

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 14 May 2021

Gazetarja kosovare, Qeqe Krelani e ka uruar Llapin për suksesin në Kupën e Kosovës.

Por, Qeqa ka thënë se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa Prishtinën duke akuduar në kalkulime dhe marrëveshje mes dy skuadrave.

 

-Advertisement-

 

Krelani ka ironizuar me Llapin duke thënë se është ekip pa trajner, pas përplasjes që kishte së fundi me Tahir Batatinën një një debat televiziv sportiv.

“Kupa e Kosoves. Klubi qe te perfaqeson ne EUROPE. E injoruar totalisht nga te gjithe politikanet, te cilet jane i vetmi segment qe kane deshtu ne ngritjen e futbollit kosovare.
Pavaresisht preferencave individuale, jam e habitur qe nuk u be asnje urim zyrtare nga perfaqesuesit e politikes vendore. Kjo tregon sa zero bashkpunues qe jeni.
Sa i perket finales. “Faleminderit FC Prishtina. Pa ty kjo finale e llapjaneve nuk do te ishte e mundur”!

Sa i perket futbollisteve. Rinor Kuçi dhe Donat Hasani, sidomos Kuçi… tkisha qen nana e juj kisha qen nana me krenare ne Kosove. Nuk jeni te vetedijshem cfar futbollista jeni. Futbollistat e medhenje tregohen ne finale te tilla.
Per fund. Ne Llap, ka futbollista qe si rezultat i vendimeve te tyre personale, luajne ne Kosove. Sepse po te kishin firmos ndryshe, 3 apo 4 prej tyre ishin duke lujt ne Europe. Duke fillu prej Kapitenit i cili eshte futbollisti me i mire i te gjitha koherave per gjeneraten time. Jane pikerisht keta futbollist te Llapit qe e meritojne cdo vite Europen.
Per Ahmed Januzin. Me se shumti jam gezu per te. Nje prej futbollisteve me te mire qe ka prodhu sistemi kosovare. Askush ne stadium nuk deshironte qe ai te shendrrohej ne nje Roberto Baggio, i cili nga deshtimi i penaltise ia humbi boterorin Italise perballe Brazilit. Futbollistet e medhenje si Januzaj nuk e meritojne nje fat te tille. Penalltite nuk percaktojne madheshtine e tij.
Per fund urime te gjithe futbollisteve llapjan dhe dukagjinas. Talenti qe keni nuk mund te blehet as online, as me te njofshem, e as nuk lshohet ne zbritje me t’lire. Ajo cka ju perjetoni eshte e barabarte me pergjegjesite qe ka nje ushtar qe e perfaqeson vendin e vete. Familjet e juaja iu kan bo hallall per krejt nervat, presionet, vuajtjet dhe depresionet qe ata cdo dite i gelltisin per shkak te profesionit qe keni.
Urime Llapi. Qysh nuk keni trajner, perfekt keni lujt. Me shku ne Europe pa trajner eshte arritje e madhe. Por duartroktije per sponsoret Batatina.
Dukagjini nuk e fitoj Kupen por na fitoj zemrat” shkruan Qeqa në urim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera