Sport

Qeqa Krelani tregon se si një skuadër bëhet kampion në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 14 September 2020

Gazetarja e mirënjohur, Qeqa Krelani, ka dhënë një mendim interesant për mënyrën sesi shpallet një skuadër kampion në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

E ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10 ajo tha “Gjithë ky trafik që krijohet në merkato me blerje bëhet për asgjë, sepse në fund të sezonit kampion nuk bëhet ajo skuadër që ka futbollistët më të fortë, por ajo skuadër që ka lojtarët më të fortë, dhe lojtarët jo gjithmonë luajnë në fushë“.

E pyetur për referimin se a ka qenë përcaktues për shpalljen e kampionit Qeqa deklaroi “Referimi i gjyqtarëve në Kosovë sezonin e kaluar ka qenë për karton të kuq“.

-Advertisement-

Elita e futbollit kosovar pritet të nisë me 19 shtator, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar nga Qeveria e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera