Sport

Qeqa Krelani tregon dy momentet më të mira që i ka përjetuar në karrierë

Autori: Erion Maliqaj 18:47 | 30 May 2020

“Janë dy momente që i veçoj gjatë karrierës time të gjatë. E para është ulësja dhe zyrja e komentimit e rezervuar enkas për Qeqen, aq me shumë që është për një femër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Komentatorja e Radio Kosovës përveç ulëses së rezervuar në ‘Fadil Vokrri’, veçon edhe një moment shumë të rëndësishëm.

“Ndeshja më emocionuese ka qenë përballë Anglisë. Nuk mujsha me besu që po e komentojmë Kosovë – Angli, d.m.th na erdh një kombëtare ku ka origjinë futbolli. Për mua si Qeqë të komentoj ndeshjen Kosovë – Angli ka qenë diçka fantastike dhe është momenti me i veçant në karrierë”, ka deklaruar Qeqa për ‘Sportin n’Fokus’.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta shikoni emisionin e plotë të ‘Sportit n’Fokus’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera