Sport

Qeqa Krelani: Nuk befasohem nëse një ditë Vedat Muriqi shkon në Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 13 September 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë ditës se sotme ka udhëtuar për në Romë, aty ku nesër do ti kryej testet mjekësore te klubi i Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti nga Prizreni gjatë ditës së hënë do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Lazion, klub që pagoi 18 milionë euro Fenerbahçes për shtatlartin kosovar.

E lëvizjen e Muriqit në Lazio e ka komentuar edhe gazetarja e njohur në Kosovë, Qeqa Krelani.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se kalimi i Muriqit në Lazio nuk është lajm, derisa ka shtuar se nuk befasohet nëse një ditë ai transferohet në Manchester United.

“Nuk është lajm. Nuk jam aspak e befasuar nga lëvizja e Vedatit. Muriqi është një futbollist i kalibrit që mund të luajë edhe për klubet më të mëdha. Nuk befasohem nëse Vedati shkon në Manchester United një ditë”, deklaroi Krelani për emisionin Kampionët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera