Sport

Qeqa Krelani, gazetarja me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 19:21 | 30 May 2020

19 vite karrierë janë treguesi dhe matësi më i saktë i suksesit të gazetares më të përfolur në vend, Qeqa Krelani.

Ajo ishte punësuar si fëmijë në mediumin publik RTK, menjëherë mbas luftës.

“Që 19-të vite jam pjesë e RTK-së, si fëmijë kam hyrë aty dhe jam rritur në RTK. Shpesh qeshi me komentuesit kur thonë që punën ta ka dhënë partia. Unë në punë kam hyrë me konkurs dhe jam me fat, mirëpo fati duhet të provohet”

-Advertisement-

Qeqa tregon që para 19 viteve konkurrenca ishte më e madhe, sepse kishte gazetarë shumë, ndërsa media më pak.

“Konkurrenca në atë kohë ka qenë me e madhe, sepse ka pasur shumë gazetar, ndërsa media ka pas me pak”, ka thënë Qeqa.

Më poshtë mund ta shikoni emisionin e plotë të ‘Sportit n’Fokus’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera