Sport

Qeqa Krelani e pranon se është në lidhje dashurie, ja çfarë thotë për të dashurin e saj

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 26 April 2021

Gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani, është nder emrat më të përmendur kohëve të fundit në media për shkak të debatit të ashpër me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, shkruan Gazeta inFokus.

Krelani komentohet shumë për analizat e saja për futbollin kosovar, e po ashtu edhe për dukjen në debatet sportive, mirëpo jetën private e mbanë vetëm për vete.

Megjithatë ajo sonte ka zbuluar se është në lidhje dashurie dhe se është shumë xheloze, por nuk ka treguar emrin e mashkullit që ia ka rrëmbyer zemrën.

-Advertisement-

“Jam e dashuruar shumë dhe jam shumë e lumtur. Po jam shumë xheloze, jam tepër xheloze dhe nuk e kontrolloj vetën, por nuk ia them. Kurrë nuk më ka dhënë arsye me xhelozu. Edhe ai është xheloz. Nuk ka dashuri nëse nuk ka xhelozi. Unë them çdoherë, unë nuk jam më e mira, por si unë nuk ka”, ka thënë Krelani në emisionin N’shpi në KTV.

Tutje Qeqa ka shtuar se e njeh moti të dashurin e saj, por gjatë kohës së pandemisë ka filluar me e ushqy dashurinë.

“Unë e njoh më moti. Kemi filluar me e ushqye dashurinë në kohën e pandemisë. Ka qenë vit i vështirë për shkak të pandemisë, por për mua ka qenë viti më i mirë”, theksoi ajo.

Qeqa Krealni është komentatorja e parë shqiptar, ajo aktualisht punon në Radio Kosova./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera