Shëndetësi

Qepa, 5 mënyra si ta gatuani dhe disa sekrete për ta përdorur si kurues

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 30 January 2019

Emisioni “Në shtëpinë tonë”, sot solli 5 mënyra se si të gatuani një ndër produktet e stinës, qepën.

Kuzhinieri Erion Hajri gatoi: supë me qepë, unaza me qepë, kërpudha me qepë, patate të skuqura me qepë dhe një recetë shumë interesante e cila quhet lule qepe.

Ndërkohë në disa klipe të shkurtra mund të ndiqni dhe disa vlera ushqyese dhe kurative të qepëve.

-Advertisement-

Zbuloni se cilat janë mënyrat më të thjesht, praktike dhe të shpejta për tu gatuar qepët.

E keni ditur se 105 miliardë paund qepë janë korrur çdo vit në mbarë botën?! Një studim tregoi se konsumimi i më shumë se 7 kokrrave të qepëve në javë u shoqërua me një rënie të kancerit kolorektal.

Ndërkaq, një studim tjetër ka sugjeruar që rritja e konsumit të ushqimeve bimore siç janë qepët zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë së përgjithshme, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Foletë, e gjetur në qepë, mund të ndihmojnë në uljen e depresionit.

E dini pse “qajmë” kur presim qepën? Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, ç’ka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten.Mënyra më e mirë për shmangien e lotëve në sy është prerja e qepëve në një tas të vogël me ujë.

Nëse një qepë e prerë përgjysmë e lini për më shumë se dy ditë, nuk do të përfitoni asnjë vlerë ushqyese.

Për të zbuluar hap pas hapi procedurën e recetave, të cilat mund t’i gatuani ne shtëpitë tuaja ndiqni klipin…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera