Lajme

Qentë endacakë, rrezik për qytetarët e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 07 July 2018

Shumë komuna të Kosovës ende nuk e kanë zgjidhur problemin e qenve endacakë.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.

Në motin e nxehtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve, në qendër apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ujë, ushqim dhe strehim.

-Advertisement-

E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve.
Qytetarët e Mitrovicës, thonë se ndjehen të kërcënuar nga qentë endacak, pasi sipas tyre, është rritur numri i qenve dhe frikësohen nga ta.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një video -incizim ku shihen qentë rrugëve dhe qytetarët teksa tentojnë të i largojnë te Ura e Ibrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera