Lajme

Qentë endacakë, Komuna e Prishtinës dhjetëfish më shumë buxhet për trajtimin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 27 June 2022

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se për trajtimin e qenve endacak janë shpenzuar buxhet dhjetëfish më shumë se nga va viti i kaluar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media, nga kjo komunës kanë bërë të ditur se kjo komunës e trajton me prioritet çështjen e qenve endacakë.

“Zgjidhja e problemit me qentë endacakë ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet për Komunën e Prishtinës, që nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re lokale”, ka njoftuar komuna.

-Advertisement-

Po ashtu përmes kësaj komunikate kanë njoftuar se deri më tani askush nuk ka mbledhë informata të sakta mbi numrin e qenve endacakë në Prishtinë e as në Kosovë. Jemi gati të koordinohemi me nivelin qendror në këtë çështje.

“Megjithatë, zgjidhja e problemit të qenve endacakë do të mund të bëhet vetëm nëse vullneti i mirë i kryeqytetit do të shoqërohej me një vullnet të tillë edhe nga komunat tjera, përfshirë dhe në veçanti edhe nivelin qendror”, kanë shtuar tutje nga kjo komunikatë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë me pikat se çfarë kanë bërë nga kjo komunë për çështjen e qenve endacakë:

KRYEQYTETI DERI MË TANI KA SHPENZUAR BUXHET DHJETËFISH MË SHUMË SE VITIN E KALUAR PËR QENTË ENDACAKË

  1.   Kemi hartuar strategjinë kornizë 10-pikëshe për trajtimin e qenve endacakë, përkrahur nga të gjithë akterët, brenda dhe jashtë komunës, e të cilën tani po e zbatojmë në bashkëpunim me të gjithë akterët komunal, rajonal dhe kombëtare;2.      Është nënshkruar në fillim te vitit marrëveshja me operatorë të jashtëm ekonomik për trajtimin e 700 qenve endacakë, e cila tanimë ka përfunduar;3.      Jemi afër përfundimit të procesit të tenderimit të 7 lloteve (rreth 350 mijë euro) për trajtimin e qenve endacakë. Pra, tani e tutje nuk do të ketë kufizime si më parë, por do të trajtohen të gjithë qentë endacakë;

    4.      Kemi organizuar në fillim të vitit tryezë të rrumbullakët për qentë endacakë, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë çështje: niveli lokal e qendror, Asociacioni i Komunave të Kosovës, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile, ekspertët ndërkombëtarë, etj.;

    5.      Kemi nënshkruar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në çështjen e qenve endacakë, në mënyrë që të na mundësojë që në raste të caktuara dhe emergjente të mund të veprojmë shpejtë;

    6.      Kemi ngritur pikat ushqyese nga 5 në 23 pika, të cilat janë vendosur kryesisht në pikat me koncentrim më të madh të qenve endacakë dhe në rrugët hyrëse në kryeqytet;

    7.      Është formuar TASK-FORCA e brendshme komunale për trajtimin e qenve endacakë;

    8.      Kemi themeluar GRUPIN PUNUES me akterë nga jashtë, siç janë MAPL, MBPZHR, PK, AKK, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile,etj.;

    9.      Jemi në proces të dizajnimit të mënyrës së monitorimit të gjithë veprimtarisë sonë në këtë çështje nga ana e sektorit jo-qeveritar, për çfarë edhe do të nënshkruajmë një memorandum të bashkëpunimit;

    10.   Është në proces të tenderimit ndërtimi i qendrës për trajtimin e qenve, e filluar por e parealizuar nga qeverisja e kaluar, për shkak të problemeve teknike;

    11.   Jemi në dispozicion për të bashkëpunuar ngushtë me nivelin qendror, si dhe me konsulentët nga BE, për hartimin e strategjisë komunale dhe kombëtare, si dhe ndryshimin e nevojshëm të rregullativës – na është thënë nga MAPL se priten rezultate në fund të qershorit, 2022;

    12.   Jemi në fazën e konsultimeve me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) në lidhje me fillimin, që pritet të ndodhë shpejtë, e procesit të regjistrimit të qenve me pronarë, përfshirë rolin tonë në këtë çështje me rëndësi të jashtëzakonshme;

    13.   Kemi organizuar konferencë koordinuese rajonale për çështje të ndryshme, përfshirë edhe për qentë endacakë, me komunat me të cilat kufizohet Komuna e Prishtinës. Tanimë Grupi Punues Teknik është formuar, është takuar dhe po punon në formësimin e këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe në çështjen e qenve endacakë;

    14.   Kuvendi Komunal tanimë ka aprovuar fillimin e procedurave për një qendër tjetër gjithëpërfshirëse rajonale dhe të përhershme për trajtimin e qenve, si atyre endacakë, ashtu edhe atyre me pronarë – Strehimorja e Kafshëve.

Deri më tani askush nuk ka mbledhë informata të sakta mbi numrin e qenve endacakë në Prishtinë e as në Kosovë. Jemi gati të koordinohemi me nivelin qendror në këtë çështje.

Shifra e mjeteve të ndara dhe te planifikuara deri më tani për këtë vit është 753 mijë euro (shihni ne fund ndarjet), që është më e madhja ndonjëherë, apo dhjetëfish më e lartë se vitin e kaluar.

  Strategjia dhjetë-pikëshe
1. Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me vathë dhe mikropçipa;
2. Subvencionimi i vazhdueshëm për kastrim, sterilizim e vaksinim të qenve me pronarë;
3. Kontrolli i rreptë i mbarështimit dhe i shitjes së qenve;
4. Kontrolli i vazhdueshëm i riprodhimit të qenve endacakë përmes metodës KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho);
5. Qendrat për Trajtim të Përkohshëm (QTP) dhe Qendrat e Shpëtimit;
6. Prezantimi i ‘kujdestarëve të lagjes për kafshët endacake’;
7. Kontrolli i qasjes në resurse – ushqimi i qenve;
8. Fushatë për vetëdijësimin e shoqërisë;
9. Parku i qenve me pronarë (për socializim dhe rekreacion);
10. Inspektor komunal për veterinari;

Mjetet financiare të alokuara apo të planifikuara për vitin 2022:

  1. Realizimi i kontratës në vlerë prej 50,000.00€ – tanimë janë trajtuar 700 qenë endacakë;
  2. Realizimi i projektit për 23 pikat ushqyese në vlerë prej 70,000.00€, i paraparë të realizohet tërësisht në kuadër të këtij viti kalendarik;
  3. Ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacakë, i cili është në procedurë të prokurimit, në vlerë prej 249,000.00€;
  4. Trajtimi i qenve endacakë në 7 lote, me metodën KSVL, i cili është në procedurë të vlerësimit, në vlerë prej 350,000.00€;
  5. Vendosja e mikroçipave për qentë endacakë, në vlerë prej 34,000.00€, tani në procedurë.

Vlera totale e mjeteve të shpenzuara dhe të zotuara për këtë vit është 753,000.00€.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera