Lajme

Qentë endacak sulmojnë një qytetar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 18 January 2020

Driton Tafallari është viktima e radhës që sulmua nga qentë endacak.

Sot në mëngjes në afërsi të Euleksit dhe QKUKU-së, ai u sulmua nga qentë, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot në mëngjes mu kanë vërsul 4 qenë endacak në afërsi të Euleksit dhe Spitalit (te ura ku kalon kanalizimi). Mund të them se ishin mjaft agresiv dhe besoj që po të kisha ikur me vrap, edhe do të më kafshonin. Në këtë pjesë ka mjaft qenë por për mua është hera e parë që sulmojnë!”, shkruan ai.

-Advertisement-

Tafallari i bënë thirrje Komunës së Prishtinës të merren seriozisht me këtë problem .

“Po ashtu do të ishte mirë që të jepen sugjerime nga ekspertë (nëse kemi të tillë) se çka duhet bërë kur sulmojnë qentë. Unë qëndrova në vend edhe pse më lehnin në afërsi të madhe sa mundnin me turra për të sulmuar. Në ndërkohë kaloi edhe një veturë e u larguan.”, thotë ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera