Lajme

Qentë endacak ia “hanë” 120 mijë euro Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 14 January 2020

Probleme me qentë endacak thuajse ka çdo komunë në Kosovë.

E kësaj nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkruan gazeta inFokus.

Për të zgjedhur këtë problem, Prishtina ka hapur e ka dhënë një tender.

Kjo për të ndërtuar një strehimore për qentë endacak e për të trajtuar ata.

Për krejt këtë punë, komuna me të cilën udhëheqë Shpend Ahmeti kishte planifikuar 150 mijë euro, derisa oferta me çmimin më të ulët ishte 119 mijë e 941 euro e 72 cent, shkruan gazeta inFokus.

Këtë tender e mori Ridvan Elezi nga Prizreni, derisa për këtë punë kishin aplikuar 9 operator ekonomik./Gazeta inFokus/

Të tjera